Një i vrarë dhe katër të plagosur pas shpërthimit në një klinikë në Kaliforni, FBI jep detaje

Një i vrarë dhe katër të plagosur pas shpërthimit në një klinikë në Kaliforni, FBI jep detaje

Një shpërthim bombë pranë një klinike fertiliteti në Kaliforni ka shkaktuar një viktimë dhe ka lënë katër persona të plagosur. Incidenti ndodhi pak para orës 11:00 të mëngjesit, në afërsi të qendrës së qytetit Palm Springs, në një zonë ku ndodhen biznese të shumta, përfshirë edhe Qendrat Amerikane të Riprodhimit (ARC). Personi i dyshuar për këtë ngjarje është identifikuar si 25-vjeçari Guy Eduard Bartkus, sipas burimeve të afërta me hetimin që kanë folur për CBS Neës. Dëshmitarët përshkruan shpërthimin si shumë të fuqishëm, sa që thyen xhamat dhe shkaktoi dëme të mëdha në një ndërtesë ngjitur ku ndodhej edhe klinika...
Burimi: Vizionplus.tv