“Një hap tjetër më afër BE-së”/ Marta Kos: Urime Shqipërisë për hapjen e Grupit 3

“Një hap tjetër më afër BE-së”/ Marta Kos: Urime Shqipërisë për hapjen e Grupit 3

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, uron Shqipërinë për hapjen e grupit-kapitullit të tretë për Shqipërinë. Grup kapitulli i tretë, përbëhet nga Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithpërfshirëse. “Urime Shqipërisë për hapjen e Grupit 3 mbi konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse sot! Kjo do të thotë një ekonomi më e fortë shqiptare në dobi të qytetarëve tuaj dhe një hap tjetër më afër BE-së. Zgjerimi në BE ka të bëjë me përparimin ditë pas dite.”, shkruan Marta Kos në rrjetin social X.
Burimi: Javanews.al