Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Një hap drejt stabilizimit të qeverisë së re, Trump gati të lehtësojë Sirinë nga disa sanksione financiare
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që do të heqë disa nga sanksionet financiare ndaj Sirisë, në një përpjekje për të ndihmuar stabilizimin e vendit pas rrëzimit të Bashar al-Assad. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë bëri të ditur se SHBA-ja do të anulojë një deklaratë të vitit 2004, e cila kishte ngrirë pronat e qeverisë siriane dhe kishte kufizuar eksportet drejt Sirisë për shkak të programit të armëve kimike të Damaskut. Megjithatë, disa sanksione do të mbeten në fuqi, përfshirë ato të vendosura nga Kongresi përmes ligjit Caesar Syria Civilian Protection Act të vitit 2019, që...