Një gabim që zgjati 457 vjet? OKB vendos të ndryshojë hartën e botës

Një gabim që zgjati 457 vjet? OKB vendos të ndryshojë hartën e botës

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë për përdorimin e një harte të re të botës, e cila paraqet më saktë madhësinë reale të kontinenteve dhe vendeve. Rezoluta, e quajtur “Correct the Map”, u mbështet nga 164 vende. Gjashtë vende abstenuan, ndërsa vetëm Shtetet e Bashkuara votuan kundër. Nisma u propozua nga vendet anëtare të Bashkimit Afrikan, së bashku me Bahamas. Ajo synon të korrigjojë mënyrën se si është paraqitur bota në harta për shekuj, veçanërisht madhësia e Afrikës. Shumë prej hartave që përdoren sot bazohen në projeksionin Mercator, të krijuar në vitin 1569 nga hartografi evropian Gerardus Mercator. Kjo hartë është shumë e dobishme për lundrim, por nuk paraqet saktë madhësinë e kontinenteve. Vendet dhe territoret që ndodhen larg ekuatorit...