No Image Available

Një domino gjigande në Parkun Arkeologjik të Finiqit

Misioni Arkeologjik Italo-Shqiptar ka kryer gërmime në sektorin A11, në Finiq, ku kanë dalë në dritë shumë blloqe që mbivendosen me njëri-tjetrin. Janë ato që kanë mbetur nga një mur i periudhës romake, i shembur ndoshta për shkak të një tërmeti. Sipas specialistëve, efekti i tyre i përgjithshëm është mbresëlënës, pasi duken si gurët e një dominoje gjigante. “Në sektorin A11 ka shumë gjëra që na kanë bërë përshtypje, si muri i tarracimit i shembur plotësisht në rrjedhën e poshtme”, shkruan në rrjetet sociale Misioni Arkeologjik. Parku Arkeologjik i Finiqit është një destinacion gjithmonë e më i frekuentuar nga turistët vendas e të huaj, ndërkohe që i rriten vlerat me zbulimet e herëpashershme të ekspeditës italo-shqiptare. Qyteti i lashtë i Finiqit përbën një vlerë të...