Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Një djalë i ri në Tiranë kërkon fundin e jetës duke qëlluar veten me thikë
👁5126
I riu A.U., banor i Tiranës, 23 vjeç, raportohet se ditën e djeshme, në rrugën “Loni Ligori”, në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëdëmtuar në banesë, me mjet prerës. Policia lokale tha se A. U., 23 vjeç, është dërguar në spital dhe aktualisht gjendet atje, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Kohët e fundit ka një shtim të theksuar të rasteve të përpjekjeve për vetëvrasje, me raste të moshave nga më të ndryshme, përfshirë të rinjtë. Pjesa më e madhe e tyre kanë përfunduar tragjikisht.