Një dënim historik për një aventurier historik
Nga Skënder Minxhozi/ Donald Trump ka kaluar një natë të keqe mbrëmë, teksa shihte në shifrat e zgjedhjeve të mesmandatit nëpër rrjetet televizive amerikane, sesi partia e tij shkërmoqej politikisht para syve të të gjithë opinionit publik botëror. Mësimi që amerikanët kishin vendosur t’i jepnin përmes votës masive ndëshkuese, është nga ato mësime që bëjnë shkollë politike më vete e që studiohen nëpër katedra e institute kërkimi. Demokratët kanë marrë të dyja dhomat e Kongresit amerikan me fitore të thella e të papritura, duke tejkaluar dukshëm shumicën që ju duhej në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat. Një situatë “shah-mat” për presidentin dhe lëvizjen e tij MAGA, e cila qe kthyer në një kult interesash financiare, tezash të çmendura luftënxitëse dhe në epiqendrën e një...
Burimi:
javanews.al