Burimi:
Inforculture.info
Foto © Inforculture.info
Një burrë çau murin e bodrumit të tij dhe zbuloi tunelet, misteri i qytetit antik në Turqi
280 metra nën sipërfaqen e Tokës, Cappadocia në Turqi është një rrjet tunelesh dhe banesash të ngjashme me shpellat që dikur strehonin rreth 20,000 njerëz. Derinkuyu u zbulua në vitin 1963 nga një burrë i cili vuri re se pulat e tij po zhdukeshin sapo futeshin në bodrumin e shtëpisë. Pasi çau murin atje ai ndoqi një tunel që bëri të mundur zbulimin e qytetit nëntokësor. Ky qytet antik është pjesë e Trashëgëmisë Botërore të UNESCO-s që prej vitit 1985 dhe është i hapur për vizitorët, megjithëse këta të fundit mund ta eksplorojnë në hapësira të kufizuara. Cappadocia ka një sërë banesash nëntokësore dhe terreni i saj është kryesisht me shkëmbinj. Sipas Departamentit të Kulturës të Turqisë, qyteti nëntokësor u ndërtua nga Frigjianët në shekujt 8-7...