Nita Grubi performon në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës në Hyères

Nita Grubi performon në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës në Hyères

19 September, 2026 - 21:00 Pianistja shqiptare Nita Grubi do të ngjitet në skenën e Théâtre Denis në Hyères, në kuadër të Festivalit të 20-të Ndërkombëtar të Muzikës së Hyères, një ngjarje që këtë vit shënon dy dekada të aktivitetit artistik. Koncerti i galasë do të zhvillohet të dielën, më 20 shtator, në orën 17:00, me pjesëmarrjen e artistëve ndërkombëtarë dhe një program të përzgjedhur nga repertori klasik dhe romantik. Grubi do të interpretojë në piano së bashku me violinistin Vadim Tchijik. Programi i mbrëmjes përfshin vepra të kompozitorëve të njohur, ndër ta Brahms, Mendelssohn, Chopin, Ravel, Massenet, Rachmaninov dhe Liszt. Në koncert do të jetë e pranishme edhe trompetistja Laura Cocco, e shoqëruar në piano nga Andrea Bauleo. Pjesëmarrjen në këtë festival, pianistja Nita...