Burimi:
Sarandanews.com

“Nisma -Shqipëria Bëhet”: Oferta populiste që synon votuesit e zhgënjyer
👁3019
“Shqipëria vlen më shumë se partia”, është slogani që shoqëron programin elektoral 20-faqësh të koalicionit “Nisma –Shqipëria bëhet” me protagonistë avokatin Adriatik Lapaj dhe drejtuesin e Nismës Thurje, Endrit Shabani. Në mënyrë të përmbledhur, dokumenti ofron vizionin e tyre për një sistem të ri elektoral proporcional me lista të hapura, demokracinë direkte të vendimmarrjes me anë referendumeve dhe forcimin e shtetit ligjor. Programi prezanton gjithashtu synimin për forcimin e familjes, forcimin e arsimit, përcaktimin e një minimumi jetik si dhe taksën e sheshtë. Nisma Thurrje është një parti politike e themeluar në vitin 2021 dhe në zgjedhjet e atij viti siguroi 10 mijë...