Nisma e qeverisë për strehimin social, Pipiria: Është për tu përshëndetur! Ja zonat më të lira në Tiranë
Qeveria shqiptare së fundmi ka marrë nismën për strehimin social të çifteve të reja dhe profesionistëve, me kredi me zero interes për shuma deri në 60 mijë euro. Lidhur me këtë nismë të qeverisë, në një lidhje me Edicionin Qendror të Lajmeve të orës 19:00 në Vizion Plus, të moderuar nga Pranvera Borakaj, Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Pasurive të Paluajtshme, Reinaldo Pipiria, sqaroi se si mund të funksionojë. I pyetur nga moderatorja Borakaj nëse ka ende banesa që shiten me 60 mijë euro në Tiranë, Pipiria tha se ka në periferi, por bëhet fjalë për banesa me sipërfaqe të vogla. Sipas tij, nisma e qeverisë nuk bëhet fjalë vetëm për Tiranën, por edhe për qytete të tjera të vendit, ku çmimet janë më të...
Burimi:
vizionplus.tv