Nisma e PDK, çfarë pritet të ndodhë me ligjin për Specialen
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i propozoi këtë javë Kuvendit të Kosovës ndryshime në ligjin për Dhomat e Specializuara, pak ditë pasi një trup gjykues i tyre i shpalli fajtorë për krime lufte katër ish-drejtues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin. Partia kryesore opozitare e Kosovës tha se nuk synon zhbërjen e asaj që njihet si Gjykata Speciale, por ndryshimet që i propozoi do të preknin disa nga elementet kryesore të mandatit të saj, nga juridiksioni dhe periudha kohore që mbulon, deri te dënimet dhe mënyra e trajtimit të rasteve që do të mbeteshin jashtë juridiksionit të saj. Çfarë ndodh tani pas nismës së PDK-së në Kuvend, dhe cilat janë pengesat për ndryshimin e ligjit? Propozimet...
Burimi:
javanews.al