Nisma e çuditshme e “numrit 8” në botë, raketat e dëmtuara i shet online për 6000 euro

Nisma e çuditshme e “numrit 8” në botë, raketat e dëmtuara i shet online për 6000 euro

Një raketë tenisi e shkatërruar gjatë një ndeshje është shitur për 6,000 euro. Kjo është ideja më e fundit nga Holger Rune, tenisti danez i renditur i 8-ti në botë. Në platformën e tij online mund të gjeni kapele, bluza me autograf, letra loje, libra, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është një iniciativë e re. “Raketat e shkatërruara janë artikuj jashtëzakonisht të rrallë koleksionistësh, përdoren në ndeshje zyrtare dhe janë të disponueshme vetëm në numër shumë të kufizuar”, thuhet në faqe. “Sepse Holger rrallë e lejon frustrimin ta mposhtë. Por kur e bën këtë, momenti dhe raketa...
Burimi: Telesport.al