Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Nisin procedurat për qeverinë, Osmani: Gjithçka brenda afatit kushtetues. PDK: Gati të marrim përgjegjësinë
Presidentja e Ksovës, Vjosa Osmani njoftoi sot nisjen e procedurave për hapin e parë drejt formimit të institucioneve të reja në vend. Në një prononcim për mediat, Osmani tha se ka marrë sot shkresën zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve nga KQZ, të certifikuara një ditë më parë. “Për momentin, ekipi im ligjor është duke e analizuar se sa mund të ketë nevojë për kohë për përgatitje të kësaj seance në mënyrë që kur të thirret seanca edhe të jetë e suksesshme, pra të jetë i suksesshëm konstituimi i Kuvendit. Gjithçka do të bëhet brenda afatit kushtetues. Për momentin nuk mund t’ju jap një datë sepse dua të jem e saktë, por shumë shpejt do ta keni edhe datën”, tha Osmani. Edhe kryeministri në detyrë Abin...