Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Nisin dorëheqjet në Malësi të Madhe, kryebashkiaku mbledh kolegët në drekën e lamtumirës/ Tjetër situatë në Pukë dhe Fushë-Arrëz: Urdhri i Ramës nuk është i detyrueshëm
Pas udhëzimit të Kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e nënkryetarëve dhe administratorëve të njësive administrative në të gjitha bashkitë e vendit, kanë nisur lëvizjet e para në nivel lokal. Në Malësi të Madhe, kryebashkiaku Tonin Marinaj ka qenë ndër të parët që ka zbatuar urdhrin. Ai ka mbledhur vartësit e tij në një drekë lamtumire, ku u ka komunikuar ndryshimet e pritshme në administratë dhe vendimin për largimin e dy nënkryetarëve dhe disa administratorëve. Ndërkohë, në Pukë dhe Fushë-Arrëz, ku bashkitë drejtohen nga kryetarë të djathtë, nuk ka pasur lëvizje. Dy kryetarët demokratë nuk kanë pranuar të ndërmarrin shkarkime, duke...