Niset drejt Italisë 28-vjeçari që u plagos me plumb në sy, shefja e okulistikës: Ka shenja pozitive, rezultati pas ndërhyrjes së dytë

Niset drejt Italisë 28-vjeçari që u plagos me plumb në sy, shefja e okulistikës: Ka shenja pozitive, rezultati pas ndërhyrjes së dytë

vilma mema TIRANË- Është nisur drejt Italisë për një ndërhyrje kirurgjikale 28-vjeçari Erjon Vishkulli. Pak para nisjes së të riut, Vilma Mema, shefe e Shërbimit të Okulistikës në QSUT, është shprehur se 28-vjeçari do të kryejë një ndërhyrje të dytë në Itali.  Mema bëri me dije se gjendja e tij paraqitet më e stabilizuar, ndërsa ndërhyrja e radhës do të jetë vendimtare për vlerësimin e mëtejshëm të dëmtimit. Sipas mjekes, pas ndërhyrjes së dytë do të mund të ketë më shumë të dhëna mbi shikimin dhe mundësinë e rikuperimit.  “Unë do të paraqes shkurt situatën që kemi konstatuar sot me mjekët e Spitalit të Traumës, dr. Elvisin, i cili ka kryer mbrëmë ndërhyrjen dhe mjekët e Shërbimit Universitar Nënë Tereza në QSUT. Sot kemi disa shenja pozitive pas...