Nis votimi nga jashtë, Celibashi: Sot zgjedhësi i parë me vendbanim në Gjermani ka marrë fletën e votimit

Nis votimi nga jashtë, Celibashi: Sot zgjedhësi i parë me vendbanim në Gjermani ka marrë fletën e votimit

Postimi i Kreut të KQZ, Ilirian Celibashi: Votimi nga jashtë ka nisur! Sot, në orën 07:15, zgjedhësi i parë nga jashtë vendit, me vendbanim në Erlangen, Gjermani dhe votues në qarkun Dibër, ka marrë fletën e votimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve!Ky është një hap i rëndësishëm për përfshirjen e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit në procesin demokratik të Zgjedhjeve të 11 Majit 2025. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv