Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Nis të marrë jetë ByPassi i Tiranës, 21 km për të sjellë lehtësi në trafik e korridor lidhës me jugun
Krahas Unazës së Madhe që përfundoi vitin shkuar, Tirana do të ketë edhe një ByPass, projekti i të cilit ka nisur të marrë formë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur tenderin për ndërtimin e ByPassit jugor të Tiranës, një vepër strategjike që pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun në hyrje-dalje të qytetit. Me një gjatësi prej me shumë se 21 kilometrash, ByPassi do të lidhë zonën e Kasharit me Mulletin, duke kaluar përgjatë luginës së Erzenit dhe duke shmangur keshtu qendrën e Tiranës dhe duke ofruar një alternativë për qarkullimin e mjeteve. “Pikërisht këtu, në dalje të Kasharit, do të nisë gjurma...