Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Nis sot procesi gjyqësor, Berisha dhe Malltezi dalin para gjyqit për çështjen “Partizani”
Nis sot përballja e Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, me drejtësinë për dosjen “Partizani”. Sot, në orën 10:00, në GJKKO zhvillohet seanca e parë gjyqësore e procesit në themel. Sali Berisha, Malltezi dhe tre të akuzuarit e tjerë përballen për herë të parë në bankën e të akuzuarve si të pandehur në një proces penal. Nuk dihet nëse Berisha do të jetë apo jo i pranishëm në seancë apo do të përfaqësohet nga avokatët. Po sot, në orën 09:30, GJKKO do shqyrtojë kërkesën e Malltezit për revokimin e masës së sigurisë.