Nis sonte edicioni i 24 i Tirana International Film Festival

Nis sonte edicioni i 24 i Tirana International Film Festival

Tirana International Film Festival (TIFF) zhvillon edicionin e 24 nga 21 deri më 27 shtator, duke sjellë në kryeqytetin shqiptar një program të gjerë ndërkombëtar me 230 filma të metrazhit të gjatë dhe të shkurtër. Edicioni i këtij viti, me temën “Bring It Back! Humanography”, fokusohet te historitë njerëzore, emocionet dhe përvojat e individëve përmes gjuhës së kinemasë. Programi konkurrues i festivalit përfshin filma artistikë debutues dhe dokumentarë, ndërsa konkurrimi i filmave të shkurtër ndahet në kategoritë Live Action, Animation, Documentary, Video Art & Experimental, Student Films, Balkan Shorts dhe In Albanian Shorts. Përtej konkurrimit, seksioni PANORAMA sjell programe tematike si Generations, New World, Divergent Minds, Parade dhe AI 3.0, i cili i kushtohet formave të reja të tregimit audioviziv. Një nga pikat kryesore të...