Nis protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, hidhen edhe vezë drejt godinës! Policia “blindon” zonën! Bllokohet edhe qarkullimi (FOTO)
Studentët dhe të rinjtë kanë thirrur një protestë kombëtare këtë të martë përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Organizatorët u bëjnë thirrje studentëve nga të gjitha qytetet e vendit dhe qytetarëve të tjerë që t’i bashkohen tubimit për të ngritur zërin kundër problematikave që prekin të rinjtë. Janë hedhur edhe vezë në drejtim të godinës. Gjithashtu, ata kanë filluar të shkruajnë me sprej në muret e godinës. Thirrja për protestë është bërë publike përmes një pankarte, ku organizatorët shprehin pakënaqësinë për çështjet që, sipas tyre, vijojnë të mbeten të pazgjidhura dhe për mungesën e reagimit nga institucionet. “Protestojmë për çdo gjë që nuk funksionon dhe për çdo gjë që duam të jetë ndryshe”, thuhet në mesazhin e publikuar nga organizatorët. Pak para nisjes së protestës...
Burimi:
javanews.al