Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Nis projekti revolucionar për krijimin e ADN-së artificiale njerëzore, çfarë do të ndodhë
Një projekt i paprecedent shkencor për krijimin e ADN-së njerëzore nga e para ka nisur në Mbretërinë e Bashkuar, duke hapur një kapitull të ri në biologjinë sintetike dhe mjekësinë gjenetike. I financuar fillimisht me 10 milionë paund nga organizata bamirëse mjekësore Wellcome Trust, projekti synon të ndërtojë seksione të tëra të ADN-së sintetike me qëllimin përfundimtar: krijimin e një kromozomi të plotë njerëzor. Dr. Julian Sale nga Laboratori i Biologjisë Molekulare në Kembrixh e quajti këtë “hapin gjigant të radhës” në biologji. “Po ndërtojmë qeliza rezistente ndaj sëmundjeve, që mund të përdoren për të rigjeneruar organe të dëmtuara si...