Nis operacioni “Plazhe të Pastra”/Ministrja Kumbaro inspekton plazhin e Velipojës

Nis operacioni “Plazhe të Pastra”/Ministrja Kumbaro inspekton plazhin e Velipojës

Ka nisur operacioni “Plazhe të Pastra”, ku për të katërtin vit me radhë Agjencia Kombëtare e Bregdetit mbështet bashkitë bregdetare në menaxhimin e plazheve nga 15 qershori deri më 15 shtator. Në kuadër të këtij aksioni, ministrja Mirela Kumbaro së bashku me kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci, inspektuan nga afër vijën bregdetare të Velipojës. “Në gjithë Shqipërinë ka nisur më herët sezoni i plazhit dhe turizmit detar. Fillojmë këtë javë edhe operacionin ‘Plazhe të Pastra’, një operacion i përbashkët i bashkive të bregdetit me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit për pastrimin 24 orë të plazheve dhe gjithë hapësirave pranë pjesës së...
Burimi: Opinion.al