Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Nis numërimi i votave nga Greqia, opozita pretendon se ka manipulime të mëdha
👁11372
Pas shumë diskutimeve dhe pezullimit, ka rinisur të numërohet vota e emigrantëve shqiptarë të ardhur nga shteti grek. Procesi i rinumërimit është komentuar nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, i cili gjatë një konference për mediat deklaroi se e gjithë kjo pritet të mbyllet shpejt dhe pa ndërprerje, ndërsa do të vijohet me votat preferenciale për kandidatët. Sipas kryekomisionerit, brenda vendit janë 55,519 vota të pavlefshme, ndërsa në diasporë janë 1,666 vota të pavlefshme. Sipas Celibashit, Partia Demokratike nuk ka sjellë prova për kontestimet se janë vjedhur votat, dhe se koha për t’i paraqitur nuk ka përfunduar. Komisioneri u bëri thirrje subjekteve...