Nis nga Shqipëria stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe ‘25”, vijon deri më 9 qershor

Nis nga Shqipëria stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe ‘25”, vijon deri më 9 qershor

Trupat e Forcës Tokësore shqiptare u nisën në orët e para të mëngjesit të sotëm, nga garnizoni i Zall-Herrit drejt Qendrës së Stërvitjes në Bizë, duke shënuar fillimin zyrtar të stërvitjes së përbashkët “Defender Europe ‘25”. Kjo stërvitje ndërkombëtare, një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit në Evropë dhe Afrikë, që do të zgjasë deri më 9 qershor zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Evropiane të SHBA (EUCOM), në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-s. Shqipëria, si një nga vendet pritëse kryesore, luan një rol strategjik në garantimin e suksesit të operacioneve...
Burimi: Kohajone.com