Nis ndërtimi i Palestrës së re Multisportive në Podujevë

Nis ndërtimi i Palestrës së re Multisportive në Podujevë

2 September, 2026 - 12:01 Në Podujevë ka nisur zyrtarisht projekti për ndërtimin e Palestrës së re Multisportive, me vendosjen e gurthemelit në një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale. Në ceremoni morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Sportit dhe Rinisë, Lendrit Iljazi, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë. Projekti ka një vlerë prej 4.8 milionë eurosh dhe do të bashkëfinancohet nga Ministria e Sportit dhe Rinisë dhe Komuna e Podujevës. Palestra e re do të ketë kapacitet prej 2,500 ulësesh dhe synon të krijojë kushte moderne për zhvillimin e aktiviteteve sportive. Ndërtimi i saj paraqet një nga investimet e rëndësishme në kuadër të përgatitjeve për...