Nis me problematika votimi në Durrës, mungojnë komisionerët e Partisë Demokratike

Nis me problematika votimi në Durrës, mungojnë komisionerët e Partisë Demokratike

Procesi i votimit në qytetin e Durrësit ka nisur me problematika. Gazetarja e ABC News, Habi Hoxha e cila është duke ndjekur nga afër këtë proces raporton se në shumë qendra votimi në Durrës nuk funksionojnë pajisjet e identifikimit. Gjithashtu disa komisionerë të PD në shumë qendra votimi nuk janë paraqitur në kohë. Ndërkohë që në dhjetëra qendra votimi nuk vijon procesi i votimit.
Burimi: Javanews.al