‘Nis mbledhja e firmave për referendum për bashki’ Zhupa: Kërkojmë të respektohet vullneti dhe nevojat e qytetarëve
Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për rrethin e Sarandës, deputetja Ina Zhupa, ka bërë të ditur nisjen e mbledhjes së firmave në Ksamil për organizimin e një referendumi për krijimin e bashkisë së re të Ksamilit. Në një reagim nga takimet me banorët, Zhupa tha se iniciativa vjen si përgjigje ndaj kërkesës së komunitetit për shërbime publike më pranë qytetarëve dhe një administratë vendore më funksionale. Ajo thekson se PD e ka përfshirë Ksamilin si bashki më vete në projektligjin e saj për reformën administrative-territoriale, ndërsa kritikoi projektin e PS-së për shkrirjen e 15 bashkive, duke kërkuar që vullneti i banorëve të merret në konsideratë. KSAMILI BASHKI! Në Ksamil kemi nisur mbledhjen e firmave për referendum, duke iu përgjigjur kërkesës së banorëve për krijimin e bashkisë...
Burimi:
syri.net