Nis Kolonia Ndërkombëtare kushtuar piktorit Vangjush Mio
Ditën e djeshme, në Shtëpinë Muze të Vangjush Mios, u ngrit sipari i Kolonisë Ndërkombëtare të Pikturës, një takim artistik që sjell së bashku piktorë vendas dhe të huaj. Të bashkuar nga dashuria për artin dhe fuqia e tij për të kapërcyer kufijtë, artistët do të flasin përmes gjuhës universale të artit duke e kthyer Korçën në një pikëtakim të krijimtarisë, frymëzimit dhe dialogut kulturor. Ky është edicioni XVI i Simpoziumit Ndërkombëtar të Artit “Ditët e Mios”, një aktivitet që nxit shkëmbimin mes artistëve dhe i jep një dimension ndërkombëtar jetës kulturore të qytetit. Aktiviteti do të mbahet deri në 31 tetor në dy lokacione: në Shtëpinë Muze të Vangjush Mios dhe në Galerinë e Arteve të Korçës “Guri Madhi”. Kjo koloni e përvitshme pikture...
Burimi:
kultplus.com