Burimi:
Vizionplus.tv

Nis dërgimi i fletëve të votimit, posta shpërndan zarfet për diasporën në 85 shtete
👁13609
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur sot nëpërmjet operatorit postar zarfet e para me fletët e votimit në diasporë. Dy qarqet e para që po shpërndahen janë Berati dhe Dibra. Fleta e votimit vendoset brenda zarfit të parë, ndërsa zarfi A vendoset sërish brenda zarfit B, dhe më pas së bashku me udhëzuesin vendosen në një tjetër zarf të vulosur, për të mbërritur në adresën zyrtare të votuesit në diasporë. Posta do të shpërndaj zarfe me fletë votimi në 85 shtete të botës. /vizionplus.tv