Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Nina Muho vjen me koncertin “Taban”, soprano e njohur sjell këngët më të mira qytetare shqiptare
Mbrëmjen e kësaj të hëne, holli i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të mbushet me tingujt e një mozaiku muzikor, ku kënga qytetare shqiptare do të marrë jetë përmes zërit të sopranos së njohur Nina Muho. Koncerti “TABAN” është një udhëtim i ndjerë në thellësitë e shpirtit shqiptar dhe një rikthim në tabanin tonë kulturor. Me një repertor prej 16 këngësh, të interpretuara në formatin e kuartetit, Nina Muho premton të sjellë një përvojë të paharrueshme artistike. “Është hera e parë që unë mbaj një koncert recital me muzikë shqiptare. Të them të drejtën jam shumë e emocionuar...