Nikollë Leonik Tomeu, rilindësi shqiptar që frymëzoi Kopernikun, Erazmin dhe Galileon

Nikollë Leonik Tomeu, rilindësi shqiptar që frymëzoi Kopernikun, Erazmin dhe Galileon

Nga: Ndriçim Kulla Rol të rëndësishëm në krijimin e një lëvizjeje mendore e krijojnë vatrat përreth të cilave formësohen qerthujt e ideve dhe mendimeve. Janë ato katalizatorët dhe kondensuesit e frymës dhe atmosferës kulturore në një shtresë të qëndrueshme veprash dhe në një ndikim të fortë idesh. Përmes këtyre qendrave arriti të kryhet kalimi nga një “histori personalitetesh kulture” në një lëvizje mendimi. Dhe humanizmi latino-arbëror i pati dy të tilla. Ndër më të parat mund të përmendnim Universitetin Al’Bo’ të Padovës, ku studioi dhe mbrojti doktoratën për “shkencat e lira” Gjon Gazulli (1400-1465), që në moshën tridhjetë vjeçare. Më vonë ai do të merrte edhe drejtimin e Katedrës së Astronomisë së këtij universiteti. Një gjeni i një kohe diçka më të vonë se Gazulli,...