Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Nik Lek Pepaj, Vojvodë i Kelmendit në vitin 1878
Në këtë vit në Kongresin e Berlinit u vendos që Porta e Lartë t’i dorzojë Malit të Zi territorin e Plavës e Gucisë. Lidhja e Prizrenit mobilizoi të gjithë forcat lokale për mos të lejuar këtë ndryshim territori. Nik Lek Pepaj komandoi vullnetarët e Kelmendit që morën pjesë në luftën e mbrojtjes së kufinjve. Porta e Lartë dërgoi Mehmed Ali Pashën me disa tabore me ushtarë, për të shtypur kryengritjen e luftëtarëve shqiptarë. Taboret e pashait u strehuan në sarajet e Abdullah Pasha Drenit në Gjakovë, për të cilin Fishta shkruan se i priti nga detyrimi kanunor shqiptar për të mos e lënë mikun jashtë. Pas nje lufte 7 ditore kundër disa mijera vullnetarëve malësorë, pashai turk si dhe Abdullah Pasha Dreni dhe i biri...