Nigel Farage mbron përdorimin e forcës vdekjeprurëse ndaj migrantëve që kalojnë “Kanalin Anglez”
Lideri i Reform UK, Nigel Farage, ka dalë në mbështetje të një propozimi që do t’u mundësonte forcave të Marinës Mbretërore britanike të përdorin forcë vdekjeprurëse në rrethana të caktuara kundër migrantëve të parregullt që përpiqen të hyjnë në Britani përmes Kanalit Anglez. Deklaratat e tij vijnë pas qëndrimit të mbajtur nga Robert Jenrick, zëdhënësi i partisë për çështjet ekonomike, i cili tha se ushtarakët mund të përdorin forcë vdekjeprurëse në rastet kur një veprim i tillë vlerësohet i domosdoshëm. Nisma ka nxitur kritika të forta në skenën politike britanike. Ministri i Mbrojtjes, Luke Pollard, e ka cilësuar atë si “të neveritshme dhe të paligjshme”, duke nënvizuar se pjesëtarët e forcave të armatosura kanë detyrimin të refuzojnë urdhrat që bien ndesh me ligjin. Sipas tij,...
Burimi:
javanews.al