Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ngushtica e Hormuzit: 3 kilometrat më të ndjeshme të ekonomisë botërore
Ngushtica e Hormuzit ka një gjerësi prej 33 kilometrash në pikën e saj më të ngushtë, midis Gadishullit Arabik në jug dhe Iranit në veri. Korsitë detare për anijet që kalojnë në të dy drejtimet janë të gjera vetëm tre kilometra secila. Me pak fjalë, 3 mijë metra, të cilat përbëjnë arterien më të rëndësishme, por edhe më të brishtë, të ekonomisë botërore në Gjirin Persik. Të dielën në orën 18:00, ndërsa mbi Iran fluturonin raketa dhe dronë, rreth 500 anije, cisterna, anije me kontejnerë dhe mjete të tjera lundruese, ndodheshin mes Basrës, në bashkimin e lumenjve Tigri dhe Eufrat...