Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ngritja e qendrave italiane në Shqipëri, të paktën 50 punëtorë të portit të Shëngjinit kanë humbur punën, përfitimet ekonomike zero
Nga Kristina Millona, Luca Rondi e Lorenzo Figoni* Të paktën 50 punëtorë të portit të Shëngjinit do të kenë humbur vendin e punës brenda një viti. Ky është çmimi jashtëzakonisht i lartë që kanë paguar qytetarët shqiptarë për zbatimin e protokollit për emigrantët të nënshkruar mes Romës dhe Tiranës: një informacion i sikletshëm dhe për këtë arsye i fshehur, por që është konfirmuar nga tre burime të ndryshme për Altreconomia. ‘Arsyet janë banale-rrëfen një prej tyre-hapja e strukturës italiane e ka reduktuar ndjeshëm hapësirën në dispozicion dhe ardhja e anijeve ushtarake italiane në një port të tillë e vështirëson shumë...