Ngre siparin Euro U-17, kryeministri Rama i pranishëm në ndeshjen hapëse

Ngre siparin Euro U-17, kryeministri Rama i pranishëm në ndeshjen hapëse

Europiani i futbollit për të rinj deri në 17 vjeç ka startuar këtë të hënë në Shqipëri. Ndeshja e parë hapëse e këtij kampionati po zhvillohet pasditen e sotme mes kuqezinjve dhe Portugalisë në stadiumin “Arena Kombëtare”. I pranishëm në këtë sfidë ishte dhe kryeministri i vendit Edi Rama. Kreu i qeverisë shoqërohej nga ministrat Balla dhe Manastirliu, teksa në tribunën VIP iu bashkuan dhe drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Burimi: Opinion.al