Ngordhin 80 dele në Shkodër, do të asgjësohen 200 krerë

Ngordhin 80 dele në Shkodër, do të asgjësohen 200 krerë

Përhapet më shumë sëmundja e murtajës në territorin e Bashkisë Shkodër. 80 krerë dele kanë ngordhur si shkak i kësaj sëmundje në familjen Qokthi në fshatin Trush. Si rrjedhojë do të bëhet edhe asgjësimi i 200 krerëve të tjera për të mos përhapur sëmundjen bën të ditur fermeri Kujtim Qokthi. Të paktën 55 milionë lekë është dëmi ekonomik i shkaktuar në këtë familje, teksa i bëjnë apel shtetit për ndihmë, pasi mundi i 30 viteve punë po shkon dëm. Sipas fermerit, dyshimet janë se kjo sëmundje ka ardhur nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia.
Burimi: Syri.net