Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Ngjyra, ritëm dhe histori! 400 artistë nga Europa “ndezin” Durrësin
400 artistë nga Europa ndezën atmosferën e Durrësit me një festë traditash, në një nga skenat më mbresëlënëse të historisë. Amfiteatri antik u kthye në një hapësirë ku u bashkuan ritmet, ngjyrat dhe energjia e Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës dhe Valleve, organizuar nga World Festival Association. Artistë nga vende të ndryshme si Ukraina, Polonia, Bullgaria, Rumania, Mali i Zi, Bosnja & Hercegovina, Kroacia, Turqia dhe Serbia interpretuan këngë dhe valle popullore, duke përcjellë përmes artit shpirtin dhe traditat e vendeve të tyre. Përmes muzikës dhe kostumeve tradicionale, pjesëmarrësit ndanë me publikun një mozaik emocionesh dhe ngjyrash, duke i dhënë jetë...