Ngjarja tragjike në Athinë/ Publikohet fotoja e dy shqiptarëve, vëlla e motër që humbën jetën
Personat që shihni në foto janë Flori dhe Florida Hoxha, vëlla e motër, të cilët humbën jetën tragjikisht pas shpërthimit dhe shembjes së një godine në lagjen e Plakës, në Athinë. Sipas informacioneve të publikuara në media, mes viktimave është edhe Eris Cani, bashkëshortja e Florit. Tre shtetasit shqiptarë ndodheshin në kryeqytetin grek për turizëm, kur ndodhi ngjarja tragjike. Gjashtë viktima nga shpërthimi Përveç tre shqiptarëve, viktimat e identifikuara janë Ian Alexander Kirkpatrick, Edmond Hings dhe Athina Papapresku. Shpërthimi ndodhi në një godinë në zonën e Plakës dhe shkaktoi shembjen e saj. Forcat e kërkim-shpëtimit punuan për orë të tëra në rrënoja, në përpjekje për të gjetur personat që ndodheshin brenda godinës. Autoritetet greke kanë bërë me dije se operacioni i kërkim-shpëtimit ka përfunduar dhe...
Burimi:
ntv.al