Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ngjarja që tronditi Napolin/ Me lot në sy pronari i vilës pranon vrasjen e shqiptarit: Qëllova dhe fsheha trupin në pyll…
Të shtënat me armë që ndodhën gjatë natës midis të dielës dhe të hënës në një vilë të izoluar në Foria di Centola, në provincën e Salernos në Itali kanë tronditur opinionin publik, pasi një i ri shqiptar ndërroi jetë. Tre të rinj me origjinë shqiptare, dyshohet se kanë tentuar të vjedhin me thyerje shtëpinë. Pronari, një biznesmen vendas 60-vjeçar, dyshohet se i ka zënë në befasi kriminelët në flagrancë dhe ka qëlluar disa herë, duke plagosur për vdekje njërin prej hajdutëve. Trupi i 25-vjeçarit u gjet sot në fshatin San Severino, një fshat malor në komunën e Centolës, falë informacionit të dhënë nga...