Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Ngërçi vazhdon: Kuvendi dështon për herë të 43‑të, afati i Kushtetueses afrohet
Për të 43‑ën herë radhazi, deputetët e zgjedhur nuk arritën ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës. Seanca e së hënës u ndërpre pasi 99 deputetët e pranishëm nuk siguruan kuorumin e nevojshëm për të votuar komisionin që do të mundësonte votimin e fshehtë të kryetarit të Kuvendit.Kryesuesi Avni Dehari ftoi sërish grupet parlamentare të propozojnë anëtarët e komisionit, por u përball me kritika nga opozita. Deputetja e PDK‑së, Ariana Musliu‑Shoshi, i kërkoi “paanshmëri dhe integritet”, ndërsa Besian Mustafa (LDK) tha se “show‑u” duhet të marrë fund duke u kthyer në kornizën kushtetuese. Time Kadrijaj (AAK), me ironi, propozoi që Dehari të vazhdojë drejtimin “pasi...