Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ngërçi politik/ Sot tentativa e 42-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Deputetët do të mblidhen sot për të 42 herë më radhë në tentimin për të konstituar Kuvendin e Kosovës. Përveç betimit të deputetëve të zgjedhur, Kuvendi i ri ka mbetur i pa konstituar në mungesë të zgjedhjes së kryetarit të ri dhe nënkryetarëve. Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa nuk kanë arritur të sigurojnë votat e mjaftueshme për Albulena Haxhiun, të cilën e kanë propozuar si kryetare të Kuvendit. Në mungesë të numrave ata kanë propozuar që votimi nga i hapur të kalojë në të fshehtë. Komisioni që mundëson votimin e fshehtë nuk po mbështetët nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja...