Ngërçi politik në Kosovë, sot seanca e 27-të për konstituimin e kuvendit

Ngërçi politik në Kosovë, sot seanca e 27-të për konstituimin e kuvendit

Për të 27-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Një ditë më parë për të tetëmbëdhjetën herë, deputetët refuzuan të formojnë një komision që do të mbikëqyrte një votim të fshehtë për kreun e ri të Kuvendit. Votimi i fshehtë është propozuar nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, pasi e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, disa herë nuk ka arritur të sigurojë 61 vota për t’u zgjedhur në krye të organit ligjvënës. PDK-ja dhe AAK-ja...
Burimi: Javanews.al