Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ngërçi politik në Kosovë, sot përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit
👁4335
Vazhdimi i shtatëmbëdhjetë i seancës për konstituimin e legjislativit të nëntë mbahet sot (e shtunë) nga ora 10:30. Gjashtëmbëdhjetë seancat e deritanishme nuk prodhuan rezultat sa i përket zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Lëvizja Vetëvendosja në tentimet e tyre paraprake dështuan formimin e një komisioni për votimin e fshehtë të Albulena Haxhiut në krye të Kuvendit, pas gjashtë dështimeve që ajo të zgjidhet në këtë postë në votim të hapur. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dorëzuar të hënën e kaluar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese mënyrën e fshehtë të votimit...