Ngërçi politik në Kosovë/ Presidentja Osmani sot takim me kryetarët e partive politike

Ngërçi politik në Kosovë/ Presidentja Osmani sot takim me kryetarët e partive politike

Presidentja Vjosa Osmani do t’i takojë sot liderët e partive parlamentare veç e veç në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për të dalë nga ngërçi politik në të cilin ka hyrë vendi si pasojë e dështimit të konstituimit të Kuvendit. Gjatë ditës Osmani pritet të takojë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, atë të Partisë Demokratike Memli Krasniqi, të Lidhjes Demokratike Lumir Abdixhiku dhe të Aleancës për Ardhmërinë Ramush Haradinaj. Ftesa e Osmanit për liderët u bë pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, që obligoi deputetët të konstiutojnë Kuvendin brenda 30 ditësh. Që nga e enjtja (26 qershor) kur u publikua aktgjykimi,...
Burimi: Sot.com.al