Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ngërçi politik në Kosovë/Presidentja Osmani pret krerët e partive, Krasniqi: LVV-në e çojmë në Kushtetuese, ja shkeljet
Ai pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, tha se LVV-ja po vepron në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili sipas tij, e ndalon votimin e fshehtë të zgjedhjes së kryeparlamentarit, shkruan KosovaPress. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se e kanë gati lëndën për dërgim në Gjykatën Kushtetuese për “shkeljet kushtetuese të kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari dhe Lëvizjes Vetëvendosje në dy seancat e fundit”. Sa i përket mundësisë që presidentja Osmani të dërgojë kërkesë të veçantë në Kushtetuese për ngërçin në Kuvend, Krasniqi, tha se kjo është në dorën e saj...