Ngërçi politik në Kosovë/ Osmani tërheq kërkesën për seancën konstituive nga Kushtetuesja, shkak…

Ngërçi politik në Kosovë/ Osmani tërheq kërkesën për seancën konstituive nga Kushtetuesja, shkak…

Presidentja Vjosa Osmani ka kundërshtuar caktimin e gjyqtarit Radomir Laban nga Gjykata Kushtetuese, për të vendosur lidhur me rendin kushtetues të Kosovës, në cilësinë e gjyqtarit raportues. “Kam tërhequr kërkesën të paraqitur në Gjykatë më 22 korrik 2025. Këtë e kam bërë si reagim të menjëhershëm pas informatës së konfirmuar se si gjyqtar raportues në këtë kërkesë është caktuar gjyqtari Radomir Laban, për veprimtarinë e rrezikshme të të cilit gjatë viteve 2018, 2021 dhe 2024 institucionet tona të sigurisë kanë dorëzuar informacione të qarta dhe zyrtare”, ka thënë Osmani. Për Laban, një vit më parë Presidenca e Kosovës, kishte raportuar se po e cenon sigurinë kombëtare e rendin kushtetues të Kosovës.