Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ngërçi politik në Kosovë/ 40 dështime për konstituimin e Kuvendit, Osmani thërret partitë politike për konsultime
Partitë që në mandatin e kaluar ishin në opozitë vijojnë të refuzojnë ngritjen e një komisioni që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë për kryetarin e ri të Kuvendit. Edhe pse Gjykata Kushtetuese u kërkon deputetëve të Kosovës të konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditëve, ata kanë dështuar për herë të 40-të të gjejnë një rrugëzgjidhje për ngërçin institucional. Këto parti thonë se ndryshimi i votimit nga i hapur në të fshehtë është jokushtetues dhe argumentojnë se kështu është theksuar edhe në një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese. Partia e Deharit, Lëvizja Vetëvendosje, jep një tjetër interpretim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese,...