Ngërçi në Kuvendin e Kosovës/ Gjykata Kushtetuese merr vendim: Duhet votim i hapur deri në 3 herë për të njëjtin emër

Ngërçi në Kuvendin e Kosovës/ Gjykata Kushtetuese merr vendim: Duhet votim i hapur deri në 3 herë për të njëjtin emër

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur. Në vendimin e Kushtetueses konstatohet se deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk kanë zbatuar Aktgjykimin e 26 qershorit 2025, të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, dhe rrjedhimisht të gjitha seancat e mbajtura nga data 27 qershor deri më 26 korrik 2025 shpallen të pavlefshme. Po ashtu, në vendim thuhet se Kryesuesi i Seancës Konstituive të Kuvendit, nuk ka vepruar në pajtueshmëri me  Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës të 26 qershorit 2025 dhe rrjedhimisht veprimet e tij janë në papajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës. Gjykata ka urdhëruar kryesuesin që nga seanca e radhës...